Britani, 25 maj 2014 – Sipas disa studjuesve anglezë, ata njerëz të cilët praktikojnë seksin oral mund të jenë të rrezikuar nga një tip kanceri i shkaktuar nga një virus i quajtur Papillomar.
Këto viruse mund të vendosen në gojë gjatë momenteve intime dhe të jenë kështu shkaktare dhe burim të kancerit të gojës.
Në një nivel me të lartë rrezikshmërie janë ata persona të cilët ndërrojnë shumë shpesh partnere. Kush praktikon shumë shpesh seks oral duhet të llogarisë një rrezik 3 deri në 6 fish më të lartë se ata që nuk praktikojnë për t’u infektuar.
Ndërsa ata që praktikojnë këtë lloj seksi me mbi 5 partnerë të ndryshëm duhet te përballen me një rrezikshmëri deri në 8 herë më të lartë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





