GJERMANI, 24 shkurt 2013 – Sa mund të rezistojnë femrat pa kryer marrëdhënie seksuale? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje revista femërore gjermane Petra ka zhvilluar një sondazh me mbi 1000 femra të moshës 29 -39 vjeç.
Në përfundim të sondazhit dolën këto përfundime: 58% e femrave që morën pjesë në sondazh u përgjigjën se mund të jetonin edhe pa bërë seks. 33% ka pranuar se nuk kanë patur raporte seksuale për 2 vjet rresht, 4% për një vit dhe 27% për 6 muaj. Sipas terapistes të seksit Marlene Ann Henning femrat pas 3 muaj mungese të raporteve seksuale fillojnë të shfaqin shenja irritimi, pas 6 muajsh, stres të fortë dhe pas një viti kalojnë në dëshpërim total.