Një çift është gjobitur me 10 mijë euro nga policia rrugore italiane.

Agjentët i zbuluan ndërsa po bënin seks në një xhep të autostradës Palermo-Mazara. Sipas çiftit, ata nuk e dinin se ishte e ndaluar të bënin seks aty.

Sipas policisë rrugore, kontrollet janë të shpeshta në këto vende, pasi makinat e parkuara rrezikojnë të kthehen në burim aksidenti për automjetet e tjera.

Lidhur me rastin në fjalë, çifti nuk do të procedohet penalisht, por gjobës ama nuk i shpëton.

Herë tjetër me sa duket do të tregohen të kujdesshëm…