Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre personat e arrestuar pas sekuestrimit të 119 kg kokainë në një kontejner me banane më 30 dhjetor, në një magazinë në Vaqarr.

“Arrest me burg” caktoi gjykata për Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.

Kontinieri u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës. Kontinieri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës. Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 3 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.