Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga arratia. Pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve, Ahmetaj ka thyer heshtjen.

Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i hapej rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa maxhoranca dhe opozita u bënë bashkë dhe mbështetën kërkesën e Prokurorisë. Ndërkohë, Ahmteaj nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa është konfirmuar nga avokatët e tij se është në Angli.

REAGIMI I AHMETAJT
Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….