Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për shoferin e pronarin e autobusit Elidon Çela dhe dy ndihmësit e tij, lidhur me shumën e 522 mijë eurove dhe mallrave kontrabandë të kapura ditën e premte në portin e Durrësit.
Bëhet me dije se për Elidon Çelën është vendosur masa sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa dy ndihmësit e tij janë lënë të lirë.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Gramoz Lika tha se Gjykata e la në burg shoferin e autobusit, pasi atij i duhet të provojë që sasi e konsiderueshme prej 522 mijë euro janë me të vërtetë kursime familjare.
Sipas avokatit do të jetë hetimi që do të zbardh se sasi e valutës është siguruar nga Çela përmes bizneseve që ky i fundit ka në vendin fqinj. Gjithsesi vendimi i sotëm i gjykatës do të apelohet në Apel.





