Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK),  për vendosjen në sekuestro të inceneratorit të Tiranës.

“Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter!

Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.

Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore.

Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”, shkruan Veliaj në Twitter.