Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama ka ironizuar vendimin e Prokurorisë për të sekuestruar pronat e Admir Muratajt, personi i cili mbeti i vratë gjatë grabitjes në Rinas.
Rama shkruan në Facebook se Prokuroria duhet ta bënte këtë veprim kur ai ishte gjallë, ndërsa thotë se tani kryeministri mund të mburret me të tjera sekuestrime, edhe pse nuk e di që sekuestrimet nuk i bën as qeveria dhe as policia, por gjykata.
POSTIMI I PLOTË
Bravo Prokuroria! Prokuroria e Krimeve të Rënda, paska depozituar sot në gjykatë kërkesën për sekuestrimin e pronave të Admir Muratit, personit që mbeti i vrarë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit!
Bravo Prokuroria! Po pse nuk e kërkoi sekuestrimin sa qe gjallë “koka” e grabitjeve në aeroport e përgjatë rrugës për në Rinas?!
Apo nuk e dinte se ku janë pronat e tij?! Kjo është Prokuroria që duam! Tani kryeministri mund të mburret me të tjera sekuestrime, edhe pse nuk e di që sekuestrimet nuk i bën as qeveria dhe as policia, por gjykata!





