Zvicër, 1 prill 2014 – Për herë të parë në historinë e çështjeve penale të Zvicrës është vendosur një sekuestro prej 150 milionë eurosh ndaj një shqiptaro-zviceriani, Petrit Kamatës, të ashtuquajturit "Bos i bosëve të floririt".
Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i cili kërkonte që të bllokohej pasuria e 66-vjeçarit Petrit Kamata, i cili qëndronte pas kontrabandës së arit dhe argjendit që bëhej në Zvicër.
Shqiptaro-zviceriani Petrit Kamata është mbiquajtur si "bosi i bosëve të floririt dhe argjendit", pas përfshirjes në një çështje në korrik të 2011-ës, ku u sekuestruan 60 kg argjend dhe 1 kg e gjysmë ar.
Trafiku i floririt
27 korrikun e vitit 2011, në brendësi të një mjeti tip "Peugeot", shoferi i së cilës ishte një napolitan 35 vjeç, u gjet një gjysmë milionë euro, së bashku me 60 kg argjend dhe 1 kg gjysmë flori. Ekspertët e kuptuan menjëherëse napoletani nuk ishte pronari i këtyre shufrave dhe më pas nga hetimet doli emri i shqiptarit Petrit Kamata, si organizatori kryesor dhe bosi i këtij trafiku të paligjshëm.
Gjatë hetimeve, ekspertët e kishin ndjekur hap pas hapi aktivitetin e organizatës, nëpërmjet thirrjeve telefonike që argjendarët dhe korrierët shkëmbenin, pa shumë masa paraprake. Trafiku i paligjshëm i arit dhe argjendit vijonte deri poshtë në Siçili. Pastaj shufrat e argjendit dhe arit janë dërguar në Arezzo, që ishte qendra kryesore e lidhjes me Zvicrën. Më tej nëpërmjet korrierëve në Como organizohej gjithçka, ku paratë dhe shufrat e materialeve të çmuara dërgoheshin për në Zvicër,
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





