Policia italiane e provincës së Romës ka sekuestruar rreth 1350 kg marijuanë në një vilë në lagjen periferike romane Torre Jakova, si dhe arrestuar një shqiptar 18-vjeçar që jetonte aty.
Shqipar i paskeduar më parë nga policia italiane ishtë nën mbikëqyrje prej disa ditësh si person i dyshimtë i lidhur më trafikun e lëndëve narkotike.
Pas kontrollit në vilë, policia italiane ka sekuestruar 75 thasë me marijuanë me peshë totale 1350 kg. Thasët ishin të konfeksionuar me celofan e dyshohet se kishin si destinacion tregjet ilegale të shitjes së drogës në territorin e provincës së Romës.
Kanë nisur hetimet ndërkohë për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shqiptarit.





