Rreth 1 milionë Euro para të pista janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Policia e Shtetit thotë se dyshohet që paratë të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Greqi.

Kështu, në Gusht 2018 u bë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë, i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të qytetarëve me iniciale: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh, në vlerën 42.000.000 lekë të reja. Në bankë tjetër të nivelit të dytë në kryeqytet, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të qytetarëve me iniciale K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë të reja, B.Sh. në shumën 924.922 lekë, R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë të reja.

Policia sqaron se në total janë sekuestruar 111.402.609 lekë të reja, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.