VENECIA, 21 mars 2013- Në një operacion të ndërruar mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Italisë u sekusetruan 1 ton drogë, ndërkohë që kapoja i rrjetit të trafikut jeton në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane ndërsa është konfirmuar edhe nga policia shqiptare e cila ka theksuar se në sajë të operacionit të përbashkët të koduar “Underground” janë arrestuar 11 persona, pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike ku bënin pjesë shtetas shqiptarë dhe italianë.
Ndërkohë mësohet se është arrestuar në Shqipëri edhe kreu i bandës, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Ndërkohë policia italiane dhe ajo shqiptare ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës mes dy shteteve.
Policia shqiptare
Pak orë pasi mediat italiane publikuan lajmin, Policia e Vlorës informoi se ka zhvilluar një operacion për kapjen e një organizate kriminale dhe trafiku droge shumëkombëshe. Sipas njoftimit të policisë, operacioni është ndërmarrë nga policia e Vlorës në bashkëpunim me
Ndërkohë pritet që në orët në vijim policia të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për operacionin dhe për personat e arrestuar.
Deklarata e Policisë së Vlorës
Lajmi u publikua fillimisht nga mediat italiane më pas operacioni i arrestimit u konfirmua nga policia e Vlorës e cila thotë se në pranga kanë rënë 10 persona: 3 arrestime në Shqipëri dhe 7 në Venecia
Në qëndër të kësaj organizate ishin shtetas shqiptarë dhe drejtuesi i saj ishte pikërisht shtetasi Robert Haruni i arrestuar nga Policia e Vlorës. Në bazë të hetimeve të kryera dhe të dokumentuara në ngarkim të anëtarëve të kësaj organizate kriminale, ka rezultuar se kjo organizatë është përgjegjëse për trafikimin e me shumë se 1 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë, dhe një sasie heroine dhe kokaine, e cila sipas konkludimeve edhe të autoriteteve Italiane kap vlerën e 7 milion eurove."- thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës dalë sot në ora 11:00.
Droga trafikohej nga Lazarati
Policia e Vlorës informon se lënda narkotike pasi sigurohej në Shqipëri (Lazarat), trafikohej drejt Italisë duke përdorur rrugë dhe metoda të ndryshme të sofistikuara kryesisht e fshehur në automjete (kamiona) në pronësi të të arrestuarve të mëposhtëm apo të shoqërive të ndryshme të transportit.
Ndërkohë sipas policia italiane droga fshihej në panelet e aluminit të cilat transportoheshin me fugon nga Porti i Vlorës drejt Brindizit. Droga mbërrinte në provincën e Venecias, ku magazinohej në magazina të cilat i zotëronin personat nën hetim.
Arrestimet nga Policia e Vlorës
Robert Shaban Haruni, vjec 35, banues në Vlorë, drejtuesi i bandës;
Marinel Shaban Haruni, vjec 31, banues në Vlorë;
Alfor Aliko Kurupi, vjec 25, banues në Sarandë;
Ndërsa në Itali, u arrestuan 7 persona të tjerë
1. Luigj Makaj 30 vjeç
2. Jeton Makaj, 24 vjeç
3. Klaudio Paluka, 31 vjeç
4. Ilir Ago, 30 vjeç
5. Lulzim haruni,31 vjeç
6. Leonard Arapi, 31 vjeç
7. Dritan Protani, 37 vjeç
Të arrestuarit sipas policisë italiane brenda një hetimi 1 vjeçar janë:
Kol Bushpepa
Prel Pjolla
Dorian Dodaj
Brixhilda Miri
Lulzim Haruni
Luigj Makaj
Jeton Makaj
Ardian Shpati
Klaudio Paluka
Ilir Ago
Leonard Arapi
Dritan Rrotani
Robert Haruni
Marinel Haruni
Alfor Kurupi
Në një raport të datës 19 mars, Europol e renditi Shqipërinë si vendi i parë në trafikun e herionës, ndërkohë që bëri të ditur që ky lloj “biznesi” ishte më fitmprurësi, në krahasim me llojet e tjera të krimeve që u dhanë me detaje nga Europoli. Shqipëria ndiqej nga Turqia dhe Pakistani.





