GJIROKASTËR, 11 mars 2013- Sekuestrohen 106 kilogramë mariuanë në kufirin shqiptaro-grek.

Burime nga policia kufitare bëjnë me dije se droga u kap në 4 valixhe në fshatin Kouklis, mes Janinës e Gjirokastrës. 

Pas identifikimit dhe sekuestrimit të drogës, policia rrethoi zonën, ndërkohë që burime të njëjta bëjnë me dije se asnjë person nuk shkoi në vendin ku u pikas droga për ta marrë. 

Policia po heton për identifikimin e trafikantëve, ndërmkohë që droga mësohet se kishte destinacion Greqinë. 

KAPSHTICË, KAPET DROGË LAZARATI, PRANGA 58-VJEÇARIT

Kapet një sasi droge në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me destinacion shtetin grek.

Lënda narkotike e llojit kanabis sativa me peshë të përgjithshme afro 25 kg ishte e paketuar në 2 pako të mëdha dhe ishte fshehur në shasinë e automjetit kamion me targa GJ5879 A. 

Mësohet se kanë qenë strukturat e policisë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, të cilat gjatë një kontrolli rutinë kanë zbuluar edhe sasinë e drogës. 

Më pas policia kufitare ka vënë në pranga drejtuesin e kamjonit ,58 vjecarin A.Mullaj dhe po heton nëse ka pasur të implikuar edhe persona të tjera të përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas të dhënave mësohet se droga vinte nga Lazarati dhe kishte për destinacion qytetin e Selanikut.