SARANDË-Një sasi prej 160 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia orët e para të mëngjesit të datës 3 Janar në Konispol. Policia ka shoqëruar 8 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. 

News24 mëson nga burime të policisë së lënda narkotike është bllokuar në kufi me Greqinë. Madje dhe autoritetet greke janë vënë në kërkim të trafikantëve të drogës, që pasi kanë pikasur policinë janë larguar me shpejtësi duke braktisur pakot me kanabis. 

Ndërkaq janë shoqëruar 8 persona, për të cilët dyshohet se kanë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike, ndërsa po kryhen verifikimet për gjetjen e trafikantëve të vërtetë.