Policia e Vlorës ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike që tregtoheshin në mënyrë të paligjshme në një biznes të qytetit. Gjatë kontrollit, u gjetën gjithsej 179 fishekzjarre, të cilat mbaheshin për shitje në kundërshtim me ligjin.

Gjatë një inspektimi në një dyqan me aktivitet tregtar ushqimor, në lagjen “Pavarësia”, u konstatuan fishekzjarret e ndaluara, të cilat u sekuestruan menjëherë si prova materiale.

Në lidhje me rastin, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shitësja e subjektit, një 31-vjeçare, banuese në Vlorë, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtare.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe ngq specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurorinë dhe nisi procedimi penal pë shtetasen D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.