VELIPOJË- Policia e Velipojës ka sekuestruar sot 2 ton drogë të llojit kanabis sativa, në fshatin Pulaj, të Velipojës.
Sipas policisë, bëhet me dije se lënda narkotike është sekuestruar në kufi me Malin e Zi, në një rezervuar.
Hetimet për ngjarjen vijojnë. Ndërkohë që nuk dihet ende në pronësi të kujt ishte lënda narkotike.





