Mbi 2. 2 tonë marijuanë është sekuestruar në një kamion që vinte nga Shqipëria në Ankona të Italisë. Droga është zbuluar në kamionin që transportonte panele kartonxhesi.
Media italiane e cila bën të ditur lajmin thotë se janë arrestuar 3 shtetas të huaj, por nuk jep kombësinë e tyre.
Lënda narkotike nëse do të hidhej në treg do të siguronte një fitim prej 20 milionë eurosh.
Nga fillimi i vitit deri sot janë sekuestruar 12 tonë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria.





