TEPELENE, 24 maj 2013– Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar sot nga policia në Tepelenë.

Droga u gjet brenda ambienteve të një fabrike tullash.

Nga të dhënat paraprake mësohet se sasia e drogës së kapur shkon deri në 200 kg, e llojit marihuanë.

Vendi ku u gjet droga shërbente për tharjen e bimëve narkotike, nga ku më pas bëhej edhe përpunimi i mëtejshëm.

Në polici janë shoqëruar dy persona dhe roja i objektit, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrjetit të personave të përfshirë në trafik .

Dy rojet e fabrikës ku u gjet marihuana janë shoqëruar në stacion policor, ku po punohet për të identifikuar poseduesit e kësaj droge.