Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës kanë çuar në Prokurori dy persona nga Durrësi, të cilët shisnin në rrugë telefona pa fatura blerjeje.
Për njërin prej tyre, denoncimi u bë anonim në Komisariatin Dixhital.
Bëhet fjalë për:
–E. D., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi pas denoncimit të ardhur në Komisariatin Dixhital, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll dhe si rezultat i gjetën dhe i sekuestruan 39-vjeçarit, 9 aparate celulare, të cilët i shiste në rrugë, pa fatura blerjeje;
–A. L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 17 aparate celulare, pa fatura blerjeje.





