VLORE, 29 mars 2013- 28 kg kanabis është gjetur në Gadishullin e Karaburunit.

Lënda narkotike është pikasur dhe ka qenë gati për t'u transportuar, por menjëherë është gritur grupi special nga policia, i cili  po vijon kontrollin e zonës.

Gadishulli i Karaburunit mund të quhet tashmë zonë e preferuar e trafikantëve të drogës pasi në 11 gusht, 3 km larg gjirit të Shën Vasilit u sekuestrua 1 ton drogë e llojit kanabis sativa. 

Kanë qenë Strukturat e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, të cilat pas marrjes së informacionit në rrugë operative, se në një sasi madhe lëndësh narkotike gjendej në brigjet e gadishullit të Karaburunit kanë bërë të mundur finalizimin e sekuestrimit të 1 ton droge e paketuar në qese plastike. 

Efektivë të policisë kanë dislokuar forca të shumta për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorëve, pasi në momentin e gjetjes së 28 kg kanabis, lënda narkotike ka qenë e braktisur. Sipas informacioneve po vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.