Durrës, 09 Mars 2015 – Roja e Financës në Portin e kontejnerëve Xhoja Tauro (Gioia Tauro), në bashkëpunim me doganat italiane sekuestroi tre kontejnerë me mallra kineze kopje false të markave të famshme.
Gjithsej u sekuestruan 14 000 copë lodra të ndryshme, peshqirë duarsh, orë dore dhe corape sportive. Lodrat e falsifikuara u përkisnin markave të tilla si: Hello Kitty, Sponge bob, Disney, Cars, Cattivissimo me dhe Angry Bird.
Vlera e mallrave të sekuestruara shkon në 32 000 euro. Për shkak të kimikateve të përdorura në lodra të ndryshme si edhe bojërave ngjyrosëse të peshqirëve mallrat e sekuestruara binin ndesh me direktivat e Bashkimit Europian për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.
Malli ishte ngarkuar në portin kinez të Ningbo-s dhe do të shkarkohej në Durrës, ndërsa firma pritëse e kishte selinë në Tiranë.
/Gj.Th. Agjencia e Lajmeve “DYRRAH”/





