POGRADEC– Policia e Pogradecit sekuestron 30 kg kanabis, ndërsa ka vënë në pranga katër të rinj.
Sic bëjnë me dije blutë e këtij qyteti, të katër të arrestuarit Blerim Rondo 25 vjeç nga Gjirokastra, Aleksandër Salaj 26 vjeç nga Tepelena, Denis Kociu 26 vjec, Ariteo Kanani 24 vjec të dy nga Gjirokastra u kapën në flagrancë teksa po e transportonin sasinë e lëndës narkotike nga Gjirokastra drejt Korcës.
Së bashku me djemtë u ndaluan dhe dy vajza, F. Merdani 24 vjec dhe E.Cani nga Tepelena, të cilat po ndiqen në gjendje të lirë.
Gjatë arrestimit 6 të rinjve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe 6 aparatë celularë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.





