Një 62-vjeçari nga Franca i janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës një shumë e konsiderueshme eurosh, të cilat dyshohet se ishin para të pista, të përfitura nga veprimtari kriminale.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar automjetin tip “Mercedez ML”, me drejtues shtetasin francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.“,- njofton policia.
Shtetasi francez u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.





