Departamenti i antidrogës se Athinës ka sekuestruar 40 kg kanabis sativa (35.5 kanabis i thatë dhe 4.6 në formë çokollate).

Në lidhje me sasinë e mësipërme janë arrestuar tre persona, dy grekë dhe një shqiptar si dhe janë sekuestruar 10 mijë euro, një peshore elektronike dhe 7 telefona celularë.

Mësohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe tre të arrestuarit e shpërndanin atë në lagjen “Nea Zmirni”, në zonën e qendrës së Athinës.

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimit lidhur me aktivitetin e bandës, do të vazhdohen prej policisë greke.