GJIROKASTER– Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 50 kilogramë hashash ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e drogës.

Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike është sekuestruar pranë kodrave tek Uji i Ftohtë.

Sipas policisë droga po transportohej me mushkë nga një person, i cili e ka braktisur atë sapo ka parë policinë.

Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se ka identifikuar personin që transportonte drogën dhe po vijon punën për arrestimin e tij.