Policia kufitare e Portit të Durrësit ka sekuestruar 70 mijë euro të pa deklaruara. 

Sasia e eurove është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në autobusin e linjës Shqipëri-Itali.

Paraprakisht mësohet se është arrestuar shoferi i parë i autobusit, si dhe ndihmësi i tij. Eurot ishin të ndara në shtatë pako me nga 10 mijë euro.