SHKODËR- Policia në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 70 pako me lëndë narkotike, e llojit kanabis.
Policia sqaron se lënda në fjalë është gjetur në mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 135 EH të shtetasit Edi Gashi nga Mamurrasi, i cili edhe është arrestuar.
Mësohet se lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë.





