Një tjetër sasi rekord kokaine është sekuestruar në Itali, drogë që vinte nga Brazili.

Sekuestrimi është bërë Viçenca dhe është denoncuar nga pronari i një fabrike lëkure. Gabimisht ngarkesa me lëkurë kishte mbërritur tek biznesi i tij.

Kokaina ishte e shkrirë në lëkurë dhe ishte futur poshtë kontenierit.

Nëse do të futej në treg do të arrinte 90 milionë euro.

Kontenieri kishte hyrë në Itali nga porti i Livornos duke udhëtuar nga Brazili përmes Portugalisë.

Dyshohet se gjatë tranzitit ka ndodhur një ‘gabim’ në shpërndarjen e kontenierëve.

Autoritetet italiane po zhvillojnë hetime, por janë treguar të rezervuara në dhënien e informacionit.