Strukturat e Policisë Vlorë në bashkëpunim me repartin "Delta Forcë" kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar "Mesnata".

Operacioni është zhvilluar në lagjen ''24 Maji'', në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi, ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike cannabis sativa me peshë totale prej 725 kg e 200 gr. Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Artan Kalemi, 34 vjeç, banues në Vlorë,
  • Xhemil Kalemi, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnē verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.