Policia spanjolle ka vënë në pranga 4 shqiptarë nën akuzën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Tre prej tyre administronin një plantacion marijuane në rrethinat e qytetit katalonjas të Tortozës.
Sipërfaqja e mbjellë me rreth 1.100 bimë hashashi ishte kamufluar mes të mbjellave të tjera dhe u diktua rastësisht nga një qytetar.
Gjatë operacionit të policisë, dy prej të dyshuarve u gjetën teksa kujdeseshin për bimët narkotike, ndërsa i treti ndodhej brenda fermës ku edhe ata jetonin.
Në total, pesha e drogës e zbuluar nga agjentët e policisë arrinte deri 800 kilogramë me vlerë tregu deri në gjysmë milion euro. Autoritetet thanë se kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në vitet e fundit.





