Durrës, 22 maj 2014 – Policia antidrogë e Ekuadorit gjatë operacionit “Arcane”, në provincën e Guayas, sekuestroi 89 kilogram kokainë me destinacion portin shqiptar të Durrësit. Shefi lokal i antidrogës, nën/kolonel Omar Paredes njoftoi se policia duke pasur informacion të sigurtë ushtroi kontroll fizik në kontejnerin me numër: TRIU8498675.
Kontejneri do të dërgohej në terminalin e kontejnerve Contecon ,të portit Guajaquil e më pas do të ngarkohej në anije mbajtëse kontejnerësh të tipit “Supercarrier”, për të mbërritur në Durrës me një tjetër anije kontejnerësh të tipit “feeder”.
Me ndihmën e qenit antidrogë në fundin e dyfishtë të kontejnerit u gjetën 80 pako me drogë me peshë gjithsej 89 kilogram kokainë.
Shtetasi Guayas L. Homar u arrestua si i përfshirë në këtë tentativë trafiku kokaine.
/gje. th. agjencia e lajmeve ‘Dyrrah”/





