Sekuestrohen 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, tritol dhe si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.
Operacioni i koduar “Etalon” u ndërmor dje në Lezhë dhe u konkludua me arrestimin në flagrancë të 2 personave si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri të dyshuar si bashkëpunëtor.
Të arrestuarit janë:
– Franko Çinari, 21 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”)
– Stavro Kotorri , 18 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E.T. 30 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.
U sekuestruan:
– 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë
– 1 çantë sportive
– 1 kallëp lëndë shpërthyese (tritol)
– 4 magneta
– tela, kaçavida etj., dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.
Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë ndërsa për të arrestuarit është ngritur akuza “Trafikimi i armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.





