97 kg kanabis ka sekuestruar Policia e Vlorës në det pranë Gadishullit të Karaburunit.
Sipas policisë, sasia e drogës është gjetur gjatë kontrollit të territorit tokësor dhe ujor pranë vendit të quajtur “Gjiri i varkave”, Karaburun.
“Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike transparente, të cilat pasi u peshuan, pesha e tyre rezultoi prej 97 kilogramë material bimor narkotik, e dyshuar si Cannabis Sattiva. Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.
Po punohet për kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.





