Sekuestrohen armë zjarri, tritol, krehëra dhe 390 fishekë, arrestohet në flagrancë një person nga Kruja.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se një shtetas në banesë dispononte armë dhe lëndë plasëse menjëherë është organizuar puna në kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

  Shaban Tufa 62 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Grepsë, Krujë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik; 

• një armë zjarri pushkë;

• një kallëp lënde plasëse (tritol);

• 390 fishekë model 56, 54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;

• 5 krehëra.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 /2 /3 të Kodit Penal.