Policia e Lezhës në vijim të aksionit për rritjen e parametrave të sigurisë ka sekuestruar drogë, armë, municione dhe dylbi nate.

Si pasojë e aksionit është arrestuar në flagrancë shtetasi E.H. 25 vjeç, banues në Milot – Kurbin. Ai akuzohet për veprën penale " Armëmbajtje pa leje".

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".

Të dy personat janë ndaluar teksa ishin duke ecur me makinë.

“Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi. Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet”, informon policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.