Policia e Librazhdit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Rrethi” duke bërë të mundur sekuestrimin e 9 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar edhe 4 poseduesit e lëndës narkotike.

Në pranga kanë rënë:

Ali Face, 34 vjeç, banues në fshatin Gurrë Librazhd;

Besnik Bajrami, 31 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë;

Astrit Zharri, 32 vjeç, banues në Gurrë Bërzeshtë;

Olsi Zharri, 32 vjeç banues në fshatin Bërzeshtë.

Arrestimi i tyre u bë në fshatin Qukës, në vendin e quajtur Zalli i Vlashit. Gjatë kontrollit policor, atyre iu u gjetën dhe iu sekuestruan 9 kg kanabis sativa dhe 3 aparate celular të markave të ndryshme.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Besnik Bajrami grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.