Policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e Qafë Thanës ka sekuestruar një sasi lëndësh narkotike dhe 3 armë zjarri.

Në kuadër të operacionit “Shkëmbimi”, policia ndaloi në kufi automjetin Mercedes Benz, me drejtues A. L., ku poshtë sedijes së shoferit u gjetën 13 kg cannabis sativa.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në rrugën “Shefqet Kuka”, në Tiranë, gjatë kontrollit në banesat e E. K. dhe D. K. u gjetën një kallashnikov dhe dy armë gjahu.

Në pranga përfunduan 54-vjeçari A. L. dhe 25-vjeçari E. K., ndërsa në gjendje të lirë u procedua 23 vjeç D.K.