Itali, 27 korrik 2014 – Policia e Savonës sekuestroi dy autobuzë turistikë shqiptarë, sepse qarkullonin në Itali pa pasur asnjë lloj autorizimi.

Sekuestrimi u krye në kuadrin e operacionit policor rrugor evropian “Truck and   Bus” sipas iniciativës evropiane të policisë rrugore TISPOL.

Kompania shqiptare, së cilës ju sekuestruan dy autobuzët, kishte kohë, që transportonte udhëtarë shqiptarë në këto linja duke shkelur rëndë rregullat e sigurimit teknik për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të pasagjerëve.

Kjo firmë ishte gjobitur 4 herë me një shumë të përgjithshme prej 2 000 eurosh pikërisht për të tilla probleme.

Pasagjerët shqiptarë për itinerarin Tiranë-Romë-Peruxhia-Firence-Gjenovë-Savonë paguanin 70-80-90 euro, ku përfshihej bileta e tragetit nga Porti i Durrësit dhe pagesa për autobuzin.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/