Një sasi prej 1.2 tonë marijuanë janë sekuestruar në qarkun Diyarbakır të Turqisë.

Droga u sekuestrua në kuadër të një operacioni antimafia që u zhvillua në këtë zonë.

Droga u gjet në 26 pika të ndryshme, ndërsa në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e guvenatorit të Diyarbakır-it thuhet se operacioni i nisur që prej të enjtes ka përfunduar, aporton Anadolu Agency.

Gjithashtu, në operacionet kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK në rrethet Lice, Hazro dhe Kocakoy janë shkatërruar dy baza dhe një shpellë të cilat përdoreshin nga terroristët si dhe 50 kg të nitratit të amoniakut.