Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë në zonën e Luginës Vibrata, ku ka arrestuar një shtetas shqiptar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.
Gjatë kontrollit, autoritetet i gjetën të dyshuarit mbi 100 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë hashash, kokainë dhe heroinë. Po ashtu, u sekuestrua edhe një sasi e konsiderueshme e mjeteve prerëse, që dyshohet se përdoreshin për përzierjen e drogave.
Sipas policisë, operacioni është pjesë e një hetimi më të gjerë kundër trafikut të drogës në rajon.





