Sekuestrohen në portin e Durrësit një sasi eurosh dhe bizhuterish. Sipas burimeve policore, ato u bllokuan në makinën e një personi nga Kavaja.
Policia i ka bllokuar në cilësinë e provës materiale, pasi dyshohet të jenë vjedhur në Itali.
“Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin N. N., vjeç 33, banues Kavajë, pasi në P.K.K Durrës, gjatë kontrollit në mjetin tip “Volkswagen” iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi eurosh dhe disa bizhuteri të ndryshme”, njofton policia.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.





