Një shumë e konsiderueshme parash është sekuestruar në aeroportin e Rinasit ditën e sotme gjatë kontrolleve doganore.

Shërbimet kufitare të Rinasit kanë arrestuar shtetasin M.B. 47 vjeç lindur në Marok dhe banues në Belgjikë.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën 13.915 Euro, para të cilat nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, u procedua penalisht shtetasi  M. B., 47 vjeç, banues në Belgjikë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.