Një sasi prej 1888 kg marijuanë është sekuestruar në Skraparit, ndërsa në pranga u vu një person dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim, dy prej të cilëve janë nga Durrësi.
Droga është sekuestruar në kuadër të operacionit “Bogova” ku në fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg.
Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.
Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg.
Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg.
Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi: Islam Zylyftari 56 vjeç, banues në Skrapar.
Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht:
F.B. 50 vjeç, banues në Përmet, (pronari i kamionit)
M.Z. 80 vjeç, banues në Durrës;
V.Z. 62 vjeç, banues në Durrës;





