Lionel Messi nuk është më vetëm një emër, e aq më pak vetëm një futbollist. Kur thua Messi nënkuptohet perfeksioni, shpejtësia, taktika dhe zgjuarsia në lojë.
Tashmë emri i asit argjentinas është një brand, që nuk qëndron vetëm brenda kornizave ligjore.
Me emrin e tij në mendje, trafikantët amerikano-latinë kanë quajtur cilësinë më të lartë të kokainës. Ajo që habiti autoritetet është se droga ishte e paketuar me ambalazhin dhe e ndarë sipas cilësisë. Veç cilësisë “Messi”, në të gjeje edhe cilësinë “Real Madrid”.
Bëhej fjalë për një dërgesë prej 1.4 tonësh, drogë e pastër të bllokuar nga autoritetet peruane këtë javë. Destinacioni i saj ishte Belgjika dhe nëse dërgesa do të mbërrinte në tregjet europiane do të kapte një vlerë prej 80 milionë eurosh.
Sekuestrohet 1.4 ton kokainë “Leo Messi”, me vlerë 80 milion euro
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet
Angela Merkel vlerësohet me Urdhërin Evropian të Meritës, çmimi më i lartë që jepet nga BE
5 simptoma “të heshtura” të kancerit të vezoreve që gratë nuk duhet t’i injorojnë
Përfshihet nga flakët gjatë natës një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë





