Policia italiane ka sekuestruar një sasi rekord marijuanë, “Made in Albania", gjatë një operacioni që në fakt kishte një tjetër synim, kërkimin e autorëve të tri grabitjeve të ndodhura në Carovigno, San Michele Salentino dhe Latiano.

Bëhet me dije se është sekuestruar 1 kuintal lëndë narkotike prodhim shqiptar.

Ishin karabinierët e stacionit Latiano që ndoqën një shteg që i udhëhoqi ata për të identifikuar ngarkesën e një substance të mahnitshme në territorin e Francavilla Fontanës dhe konfiskimin e saj.

Sipas mediave italiane operacioni është ende në vazhdim ndërsa thuhet se po kërkohet një person, ndërkohë që një grua, sipas policisë, mamaja e tij, është ndaluar dhe po pyetet.