Greqi, 13 qershor 2014 – 1 ton heroinë është sekuestruar gjatë një aksioni antidrogë në Greqi, gjatë të cilit janë vënë në pranga 10 persona, shumica të huaj. Operacioni është zhvilluar nga njësitë antidrogë të policisë greke, Rojet e Marinës, në bashkëpunim me ekspertët amerikanë të Agjencisë Kundër Drogës, DEA. 

Heroina, që thuhet se kap shifra marramendëse në treg, është sekuestruar nw portin e Pireut dhe zona të ndryshme të Atikës. Ajo ishte fshehur nëpër konteniere, një pjesë tjetër në magazina e më pak nëpër banesa. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se droga hynte në territorin grek nga Turqia.

Sipas burimeve policore, gjithsej janë arrestuar 11 persona, 6 grekë, mes të cilëve një 15-vjeçar dhe 5 të huaj, të gjithë turq. Midis të arrestuarve ndodhet gjithashtu vajza e një tregtari diamantësh, i cili është edhe pronari i vilës ku u gjet lënda narkotike. 

Gjithësej u gjenden 443 pako plastike me heroinë dhe një sasi e vogël kokaine. Janë konfiskuar gjithashtu 6 makina luksoze me të cilat kryhej transporti i lëndëve narkotike. Hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut ndwrkombwtar tw drogws vazhdojnë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/