Një gomone me rreth 1 ton kanabis është sekuestruar mbrëmjen e së hënës në Vlorë, te Gjiri i Petrunës pranë Karaburunit.

Gomonia e mbushur me kanabis ishte gati për t’u transportuar drejt brigjeve të Italisë, në momentin që trafikantët janë zbuluar dhe janë detyruar të largohen duke braktisur mjetin lundures.

Operacioni është bërë i mundur në sajë të një bashkëpunimi të policisë shqiptare me Guardia Di Financa-n e vendosur në Vlorë.

Në bazë të këtij operacioni, shërbimet e përbashkëta kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues me gjatësi rreth 7 m. Policia po vijon operacionin për kapjen e trafikantëve.