4.5 milionë euro drogë është sekuestruar në Itali, ndërsa janë vënë në pranga 11 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Policia e Torinos thotë se të përfshirët në këtë trafik droge janë italianë, shqiptarë dhe polakë.

Pas hetimeve në Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani dhe Zvicër janë kryer 30 kontrolle, ndërsa u sekuestrua mbi 80 kg kokainë dhe mbi  7 kg marijuanë.

Policia fillimisht arrestoi në flagrancë 8 persona, korrierët e drogës, të cilët udhëtonin me makina të modifikuara posaçërisht në Slloveni.  Destinacionet e kokainës ishin në veri të Italisë, në territoret sllovene, holandeze, zvicerane dhe gjermane.

Mësohet se durrsaku Ergys Dashi, i ekzekutuar më 22 janar në Guayaquil, Ekuador, për autoritetet italiane të Antimafias e Antidrogës, konsiderohet të jetë kapo i grupit të 11 trafikantëve të arrestuar gjatë operacionit të sotëm.

Në bashkëpunim me Eurojust e me autoritetet e drejtësisë sllovene janë kryer 30 kontrolle banesash, transportuar nga korrierë droge që udhëtonin me makina të modifikuara në Slloveni për të fshehur lëndën narkotike.

Ekzekutimi i durrsakut Ergys Dashi "ngre në këmbë" autoritetet e Ekuadorit  - Lajme Durrës