DURRES, 15 prill 2013– Strukturat policore të Durrësit gjatë një kontrolli në ambientet e një biznesi në fshatin Fllakë, arritën të gjejnë dhe sekuestrojnë një arsenal armësh dhe municionesh luftarake dhe gjahu. Për posedimin e armëve u shpallën në kërkim dhe po vijojnë kërkimet nga ana e policisëpër dy shtetas, Rudin Taullai, 34 vjec dhe Indrit Mancaku, 37 vjeç, të dy banues në Durrës.
Mesditën e së premtes me datë 12.04.2013, rreth ores 14.30, gjatë një kontrolli të ushtruar nga blutë e Durrësit, në ambientet e këtij biznesi (kompleks blegtoral) në fshatin Fllakë, u gjetën dhe sekuestruan:
-2 arme zjarri automatik model 56
-1 arme zjarri PMSH,
-1 arme zjarri, Skorpions
-1 silenciator me gjatesi 20 cm
-1 arme gjahu, teke e markës Snelli
-4 krëhëra armë zjarri model 56 nga të cilët njeri me 30 fishekë dhe një me 1 fishek.
-1 krëhër arme zjarri PMSH me 8 fishekë
-1 krëhër Skorpions
-1 kasë mbajtëse municioni me 31 pako (20 copë fishekë model 56 secila)
-nje çante letre brenda së cilës 62 fisheke luftarakë model 54
-17 gëzhoja model 56
-3 gezhoja arme model 54
-1 gezhoje arme zjarri me model të papërcaktuar
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore lidhur me këtë rast, nga ana e policisë po vijon puna hetimore në drejtim të dokumentimit të implikimit të këtyre shtetasve në veprimtari kriminale.
Dy personat e shpallur në kërkim janë edhe pronarë të kompleksit në fjalë.
Mbi të dy këta persona rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “’Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit në bashkëpunim’’ dhe ‘’Mbajtje pa leje e armëve sportive apo të gjahut në bashkëpunim’’.





