BARI, 11 prill 2013– Biznesi i cigareve elektronike është duke nxitur një biznes të ri të krimit të organizuar: Kontabandë rimbushjesh nikotine.

Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave të Barit kanë kapur shishe të lëngshme pa asnjë dokumentacion që vijnë nga Shqipëria, tregon edicioni lokal i “Republikës”: Rimbushje nikotine pa dokumentacion komerciale.

Nuk dihet se nga vijnë, ose se çfarë substancash përmbajnë. Janë kapur 87 shishe të mbushura me lëng të gjitha për rimbushjen e cigareve elektronike të konfiskuara nga Zyra e Doganës së Barit dhe Guardia di Finanza.

Zyrtarët dhe ushtarët, gjatë kontrolleve për ndalimin e trafikimit dhe kontrabandës në portin e Barit, ndaluan një furgon që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili zbarkoi nga një traget që vinte nga Durrësi.

Ata kontrolluan mjetin dhe në vendin në anën e pasagjerit, gjetën rimbushjet për cigare elektronike të gatshme për t'u shitur, por pa asnjë dokumentacion.

Shishe 10 ml, që përmbajnë 12 miligram nikotinë secila, janë konfiskuar në moment.

Megjithatë kërkimet janë ende në fillimet e saj. Financa është ende në kërkim të destinacionit të transportit të jashtëzakonshëm: ky është një fakt që tregon për një tarfik të ri nikotine për rimbushjet e cigareve elektronike, lidhur me biznesin e lulëzuar të cigareve elektronike që mund të zëvendësojë kontrabandën e "bionde".